Ndërlidhjet

Cameron "i tmerruar" nga racizmi në Serbi


Incidente ne ndeshjen kualifikuese mes Serbise dhe Anglise në Krushevc, 16 tetor, 2012
Incidente ne ndeshjen kualifikuese mes Serbise dhe Anglise në Krushevc, 16 tetor, 2012
Qeveria britanike i ka shkruar presidentit të UEFA-s, Michel Platini nga i cili ka kërkuar “sanksione të ashpra” kundër Serbisë pas fyerjeve raciste ndaj lojtarëve anglezë të bëra nga tifozët serbë.

Fyerjet janë dëgjuar në ndeshjen mes ekipeve serbe dhe angleze nën moshën 21 vjeçe, e cila u zhvillua në Krushevc të Serbisë.

Tifozët serbë kanë imituar majmunët në stadium, fyrje drejtuar lojtarëve anglezë me ngjyrë.

Serbia është paralajmëruar nga Platini se tifozët problematikë rrezikojnë ekipet e Serbisë nga ndalimi në garat evropiane.

Downing Street tha se kryeministri britanik David Cameron është “tmerruar nga skenat” dhe dëshiron që UEFA të vendosë “sanksione të ashpra” kundër federatës serbe të futbollit.

“Ne jemi të vendosur që ta shtypim racizmin brenda dhe jashtë vendit dhe i japim mbështetje të plotë ankesës së Federatës Angleze”, citon AP zëdhënësin e Cameron-it, Steve Field.
XS
SM
MD
LG