Ndërlidhjet

Putin: S'mund t'ia diktoni Rusisë tregtinë me armë


Vlladimir Putin
Vlladimir Putin
Presidenti rus Vlladimir Putin tha të mërkurën se vetëm Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mund ta kufizojë Rusinë në shitjen e armëve jashtë vendit.

“Vetëm sanksionet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të shërbejnë si një bazë për kufizimin e armëve te ndonjë vend i veçantë. Në të gjitha rastet e tjera, askush nuk mund të përdorë ndonjë pretekst që t’ia diktojë Rusisë apo ndonjë vendi tjetër se si dhe me kë mund të tregtojë”, ka thënë ai.

Komentet duket se synojnë mbrojtjen e Moskës nga kritikat mbi furnizimin me armë të regjimit të presidentit sirian Bashr al Asad.

Rusia i ka shitur Sirisë armë në vlerë prej 1 miliardë dollarësh në vitin e kaluar, por Putini thotë se Rusia nuk po i dërgon armë Sirisë, të cilat do të mund të përdoreshin në konfliktin civil.
XS
SM
MD
LG