Ndërlidhjet

AI dënon dhunën ndaj grave afgane


Gra afgane
Gra afgane
Amnesty International ka dënuar prerjën e kokës së një gruaje të re afgane në krahinën e Heratit, pasi siç është raportuar ka refuzuar që të prostituonte, siç e detyronin familjarët e të shoqit.

Amnesty tha, se “fati tragjik i Gul Mahit është një incident që thekson atmosferën e dhunshme me të cilën përballen gratë dhe vajzat në Afganistan dhe në rajon.”

Suzanne Nossel, drejtoreshë ekzekutive e Amnesty International në SHBA, i bëri thirrje qeverisë afgane që të zbatojë një ligj të vitit 2009 mbi eliminimin e dhunës kundër grave.

Nossel tha se komuniteti ndërkombëtar “duhet të luajë rolin e vet” për të siguruar se të drejtat e grave respektohen derisa Afganistani merr përgjegjësinë për sigurinë e vet.

Trupat ndërkombëtare planifikohet të largohen nga vendi deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG