Ndërlidhjet

Sot diskutohet rezoluta për normalizim raportesh me Serbinë


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës dikuston sot mbi një rezolute për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të sponsorizuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga partitë partnere të koalicionit dhe subjekti opozitar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Rezoluta parasheh një proces normalizimi të raporteve me Serbinë, duke zgjidhur të gjitha çështjet kontestuese midis dy shteteve sovrane.

Ditë më parë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e mbështesin shumica e partive dhe qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se me këtë rezolutë, Qeveria e Kosovës do të autorizohet që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.

Kundër kësaj rezolute është deklaruar Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se rezoluta e PDK-së dhe partive sponsorizuese është në dëm të interesave të Kosovës.
XS
SM
MD
LG