Ndërlidhjet

Pengohen transmetimet e BBC-së në Evropë dhe Lindje të Mesme


Ilustrim
Ilustrim
BBC njofton se gjatë ditës së sotme në Lindjen e Mesme dhe në Evropë ka pasur ndërprerje të transmetimeve të këtij rrjeti, por nuk dha detaje se kush është duke ndërhyrë në sinjal.

“BBC, bashkë me disa transmetues të tjerë, është duke përjetuar ndërhyrje të qëllimshme dhe të përhershme në transmetimet për audiencën e vet në Lindje të Mesme dhe në Evropë”, thuhet në një deklaratë të kësaj Korporate.

“Ndërhyrjet e qëllimshme janë shkelje të qarta të rregullave ndërkombëtare lidhur me përdorimin e satelitëve dhe ne i dënojmë fuqishëm ndërhyrje të tilla, që e pengojnë të drejtën e audiencës për qasje të lirë në lajme dhe informacion”, thuhet më tutje në reagimin e BBC-së.

Një zëdhënës i BBC-së mohoi të deklaronte se kush është duke i penguar këto transmetime, njofton agjencia e lajmeve Reuters.
XS
SM
MD
LG