Ndërlidhjet

Hollande kërkon respektim të vendimeve të përbashkëta


Francois Hollande - President i Francës
Francois Hollande - President i Francës
Presidenti i Francës, Francois Hollande ka folur sot para gazetarëve, para fillimit të samitit dy-ditor të BE-së në Bruksel, i cili ka për qëllim që të trajtojë krizën e borxhit dhe të fokusohet në përpjekjet për të ngritur një union bankar në gjithë eurozonën.

“Franca dhe Gjermania kanë përgjegjësi të përbashkëta për ta nxjerrë eurozonën nga kriza, e cila po vazhdon për më shumë se dy vjet e gjysëm. Që të sigurohemi për këtë gjë, duhet t’i respektojmë vendimet të cilat i kemi marrë bashkërisht”, ka thënë Hollande.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se Bashkimi Evropian duhet të ketë fuqinë e vetos ndaj buxheteve kombëtare të shteteve anëtare.

Kjo është hera e katërt që liderët e BE-së takohen këtë vit.
XS
SM
MD
LG