Ndërlidhjet

Në një dekadë, rreth 300 viktima kroate të dhunës në familje


Ivo Josipoviq - President i Kroacisë
Ivo Josipoviq - President i Kroacisë
Në Kroaci, më shumë se 300 gra janë vrarë si rezultat i dhunës në familje gjatë dekadës së kaluar, tha sot presidenti kroat, Ivo Josipoviq, në hapje të konferencës rajonale: “Gratë në ndërtim të paqes: qasja e femrave në gjyqësorin e vendeve post-konfliktuoze”, njofton agjencia kroate e lajmeve, HINA.

Ai tha se duhet të ngritet vetëdija e përgjithshme për respektimin e të drejtave për barazi gjinore.

Josipoviq tha se edhe pse është bërë progres i vogël në ndjekjen penale të autorëve të krimit sa i përket viktimave të luftës, duhet ende punë në atë drejtim.

Kjo konferencë, e organizuar nga Lobi Rajonal për Paqe, Siguri dhe Drejtësi i Grave të Evropës Juglindore, është ndjekur edhe nga zëvendës kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.
XS
SM
MD
LG