Ndërlidhjet

Ashton takon të premten Thaçin dhe Daçiqin


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të takojë të premten në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë.

Zyra e saj ka bërë të ditur se Ashton do të takojë ndarazi kryeministrin Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Takimet janë parë si përpjekje në drejtim të rinisjes së bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet për çështje teknike mes tyre kanë nisur në mars të vitit të kaluar, por janë ndërprerë prejse Serbia ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj.
XS
SM
MD
LG