Ndërlidhjet

Zgjidhen pesë anëtaret e reja të KS të OKB-së


Këshilli i Sigurimit i OKB-së (Foto nga Arkivi)
Këshilli i Sigurimit i OKB-së (Foto nga Arkivi)
Ruanda, Argjentina, Australia, Korea e Jugut dhe Luksemburgu janë pesë shtetet që kanë fituar ulëset jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Secilit vend i nevojiteshin të paktën nga 129 vota në mesin e 193 shteteve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ruanda arriti të fitonte 148 vota, Australia 140, Argjentina 182, Koreja e Jugut 149, ndërsa Luksemburgu arriti të merrte 131 vota, pas një rrethi të dytë të votimit.

Çdo vit, Këshilli prej 15 vendeve anëtare, që është edhe Komiteti më i fuqishëm i OKB-së, rifreskon pesë nga 10 ulëset jo të përhershme, duke i caktuar ato mbi baza rajonale.

Shtetet që i kanë fituar pesë ulëset e reja do t’i marrin ato në janar të vitit të ardhshëm, për një periudhë dy vjeçare.
XS
SM
MD
LG