Ndërlidhjet

BE: Samiti pajohet për mbikqyrjen bankare


Samiti i BE-së në Bruksel (18 tetor 2012)

Liderët evropianë janë pajtuar që të krijojnë një mbikqyrje të vetme për bankat në vendet që e përdorin euron, mekanizëm ky që do të fillojë të funksionojë vitin e ardhshëm.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy e bëri të ditur lajmin mëngjesin e sotëm në Bruksel, ku janë mbledhur liderët e 27 vendeve anëtare për samitin dy ditor, i cili i hapi punimet dje.

Presidenti i Francës, Francois Hollande tha se BE-ja e ka arritur një “pikë kthese” në krizë dhe se vendosja e një mekanizmi për ta shmangur krizën bankare është hapi i radhës për ta kthyer stabilitetin në rajon.

Ndërsa kancelarja Angela Merkel tha se rikapitalizimi bankar mund të ndodhë posa të hyjë në fuqi mbikqyrja e plotë bankare, gjë që sipas saj, mund të marrë rreth dy muaj kohë.
XS
SM
MD
LG