Ndërlidhjet

Karzai: Trupat afgane të gatshme t’i marrin përgjegjsitë e plota


Presidenti afgan, Hamid Karzai, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Presidenti afgan, Hamid Karzai, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai tha se policia dhe ushtria e vendit janë të gatshme që t’i marrin përgjegjësitë e plota në fushën e sigurisë, nëse forcat ndërkombëtare vendosin që ta përshpejtojnë procesin e kalimit të kompetencave te forcat qeveritare afgane.

Këto komente Karzai i bëri pasi bisedave në Kabul me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rassmusen, i cili po qëndron në Afganistan, bashkë me 28 ambasadorë të NATO-s, që nga e mërkura.

Rasmussen tha se afati kohor i NATO-s për tërheqjen e trupave nga Afganistani mbetet i pandryshuar.

Trupat e NATO-s pritet t’ua bartin kompetencat forcave të sigurisë afgane deri në mesin e vitit 2013.
Karzai, nga ana tjetër, ka paralajmëruar për problemet e mundshme lidhur me çështjen e ndjeshme të imunitetit nga ndjekja penale për trupat amerikane dhe të NATO-s, të cilat do të mbesin në Afganistan pas vitit 2014.

Më shumë se 100 mijë trupa të huaja pritet që ta lëshojnë Afganistanin deri në fund të vitit 2014, por me mijëra ushtarë pritet që të mbesin në Afganistan për t’i trajnuar dhe për t’i ndihmuar forcat afgane.
XS
SM
MD
LG