Ndërlidhjet

Twitter bllokon faqen e grupit neo-nazist në Gjermani


Ilustrim
Ilustrim
Rrjeti social Twitter ka bllokuar mesazhet e një grupi të krahut të djathtë, i cili është i ndaluar nga policia lokale në Gjermani.

Një zëdhënës i Twitterit konfirmoi se faqja e grupit Besseres Hannover dhe e gjithë përmbajtja e saj janë bllokuar për përdoruesit gjermanë të Twitterit, por një gjë e tillë nuk është ndaluar për përdoruesit në vendet e tjera.

Ky veprim i Twitterit shënon herën e parë të zbatimit të një opsioni të ri, të quajtur “Përmbajtjet e ndaluara shtetërore”, e cila i mundëson shërbimit që të censurojë publikimet që konsiderohen ilegale në ndonjë shtet të caktuar.

Policia në qytetin verior gjerman e kishte ndaluar funksionimin e grupit Besseres Hannover, pas bastisjes së shtëpive të 20 anëtarëve të grupit, të cilët akuzohen se kishin planifikuar kryerjen e një krimi.
XS
SM
MD
LG