Ndërlidhjet

Afganistan: 19 të vrarë - shumica gra dhe fëmijë


Afganistan, 19 tetor 2012.
Afganistan, 19 tetor 2012.
Një shpërthim i bombës në anë të rrugës ka vrarë të paktën 19 njerëz në Afganistan, shumica nga ta gra dhe fëmijë.

Autoritetet policore thonë 16 të tjerë janë plagosur nga sulmi që ka zënë vend në provincën Balk.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi talibanët.

Presidenti Hamid Karzai ka dënuar sulmin duke thënë se “vrasja e njerëzve të pafajshëm paraqet armiqësi ndaj njerëzimit”.

Në Afganistan janë vrarë mijëra civilë që nga ndërhyrja e forcave ndërkombëtare më 2001.
XS
SM
MD
LG