Ndërlidhjet

Ish zëdhënësi i Gadafit thotë se nuk është arrestuar


Ish zëdhënësi Ibrahim Moussa
Ish zëdhënësi Ibrahim Moussa
Gjatë 12 orëve të fundit ka pasur raporte kundërthënëse lidhur me fatin e zëdhënësit të ish liderit të vrarë të Libisë, Muamer Gadafi.

Qeveria e Libisë mbrëmë pat shpallur se ish zëdhënësi Moussa Ibrahim, ishte arrestuar gjatë një ofensive madhore të forcave qeveritare në Bani Valid, njëri nga qytetet në Libi, që ende u reziston autoriteteve të reja në këtë vend.

Por, disa orë më vonë, zoti Ibrahim i ka hedhur poshtë pretendimet se është arrestuar dhe tha se gjendet në Libi.

Këto raporte kundërthënëse u bënë në njëvjetorin e vrasjes së ish liderit Muamer Gadafi, i cili ishte vrarë në qytetin e tij të lindjes, Sirte, më 20 tetor të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe militantëve në qytetin Bani Valid kanë vazhduar.

Nga këto përleshje janë vrarë 14 vetë, ndërsa më se 200 të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG