Ndërlidhjet

Jaua thotë se Fidel Castro është shëndosh e mirë


Fidel Castro (Pamje nga Arkivi)
Fidel Castro (Pamje nga Arkivi)
Elias Jaua, një ish zëvendës president i Venezuelës tha se lideri kubanez, Fidel Castro është gjallë dhe mirë, pas takimit me të gjatë fundjavës.

Komentet e tij vijnë pas spekulimeve të vazhdueshme se presidenti i pensionuar 86 vjeçar ndodhet në shtratin e tij të vdekjes.

Jaua gjithashtu konfirmoi se Castro personalisht e kishte shoqëruar atë për në Hotelin Nacional, pas takimit të tyre të ditës së shtunë.

Shëndeti i Castros ka qenë temë diskutimi gjatë viteve të fundit. Ka zëra se pikërisht për shkaqe shëndetësore, më herët këtë muaj Castro nuk ishte në gjendje që ta përgëzonte publikisht presidentin e Velezuelës, Hugo Chavez, për fitoren e tij në zgjedhjet e 7 tetorit.

Castro nuk ka dalur publikisht që nga muaji mars, kur u pa duke u përshëndetur me Papa Benediktin XVI.
XS
SM
MD
LG