Ndërlidhjet

Pritet transferimi i “Pussy Riot” në qendra burgimi


Dy anëtaret e "Pussy Riot"
Dy anëtaret e "Pussy Riot"
Dy anëtaret e grupit pank rus, “Pussy Riot”, të cilat u dënuan në muajin gusht për huliganizëm, të nxitur nga urrejtja fetare, janë duke u transferuar në qendra tjera burgimi, për ta mbajtur pjesën tjetër të dënimit të tyre.

Njëri prej avokatëve të tyre, Mark Feigin tha se Nadezhda Tolokonnikova, 22 vjeçare, mund të detyrohet të shkojë në një qendër burgimi për gratë në Mordovia, ndërsa Maria Alyokhina, 24 vjeçare, mund të dërgohet në një tjetër qendër në Perm.

Autoritetet ruse nuk kanë treguar ende se ku saktësisht vajzat do ta vazhdojnë dënimin e tyre.

Anëtarja e tretë e grupit, Yekaterina Samutsevich, 29 vjeçare, e cila gjithashtu ishte dënuar me dy vjet burgim, është liruar me kusht më herët këtë muaj.
XS
SM
MD
LG