Ndërlidhjet

Castro tregon përmes fotove se është mirë


Fidel Castro
Fidel Castro
Lideri i Kubës, Fidel Castro e ka shkruajtur një artikull, përmes së cilit kritikon thashethemet rreth “sëmundejes” së tij të rëndë.

Artikulli u publikua sot në faqen zyrtare shtetërore “Cubadebate”.

Ky artikull shoqërohet edhe me foto të cilat e tregojnë 86 vjeçarin duke qëndruar jashtë, përfshirë një fotografi që e tregon liderin duke e lexuar numrin e fundit të gazetës së partisë komuniste, “Granma”.

Në artikull, Castro thotë se i ka publikuar fotot për të treguar se sa të pandershme kanë qenë thashethemet lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Kjo është dëshmia e fundit se Castro është gjallë dhe duket se është mirë, pas një jave thashethemesh se ai është në shtratin e tij të vdekjes.
XS
SM
MD
LG