Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga takon kryeministrin Thaçi


Kryeministri Hashim Thaçi në takim me presidenten Jahjaga
Kryeministri Hashim Thaçi në takim me presidenten Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me kryeministrin e Republikës, Hashim Thaçin, për të diskutuar takimin e zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq.

Në një komunikatë për opinion, të lëshuar nga kabineti i presidentes, kryeministri Thaçi citohet ta ketë vlerësuar takimin “si konstruktiv, të zhvilluar ndërmjet të barabartëve, që ndihmon në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në kuadër të ndërtimit të politikave të fqinjësisë së mirë, kusht ky për integrimin e shteteve në Bashkimin Evropian”.

Presidentja Jahjaga ndërkaq, ka dhënë mbështetjen e institucionit që ajo udhëheq për kryeministrin në procesin e dialogut dhe arritjes së konsensusit institucional dhe kombëtar, duke e konsideruar dialogun “jo vetëm si rrugën më të mirë, por si alternativën e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe si fqinjë që kemi pasur një të kaluar të hidhur”.
XS
SM
MD
LG