Ndërlidhjet

Ministri gjeorgjian i mbrojtjes lëshon vendin


Dmitry Shashkin
Dmitry Shashkin
Ministri i zhdukur i Mbrojtjes i Gjeorgjisë, Dmitry Shashkin ka lajmëruar se ai ka vendosur që ta lëshojë vendin.

Përmes faqes së tij në Facebook, Shashkin ka njoftuar se shpreson që të kthehet ndonjë ditë në Gjeorgji.

Ai thotë se e ka lëshuar vendin pasi që këndvështrimi i tij nuk përputhet me atë të politikanëve që i fituan zgjedhjet parlamentare të 1 tetorit.

Shashkin gjithashtu u bëri thirrje kolegëve dhe miqve të tij që të mos u besojnë tregimeve të pavërteta lidhur me të.

Një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të lartë të Gjeorgjisë u zhdukën pas fitores së koalicionit “Ëndërra gjeorgjiane”, të miliarderit Bidzina Ivanishvili, në zgjedhjet e fundit parlamentare.
XS
SM
MD
LG