Ndërlidhjet

EBU: Irani e Siria qëndrojnë pas ndërhyrjeve në transmetime


Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) tha se Siria dhe Irani duket se qëndrojnë pas ndërhyrjeve në shërbimeve satelitore të lajmeve të SHBA-së dhe të BE-së në disa pjesë të Lindjes së Mesme.

EBU, duke e quajtur ndërhyrjen si një “sulm mbi pavarësinë e mediave” tha se transmetuesit e goditur janë BBC, France 24, Deutsche Welle dhe Zëri i Amerikës.

EBU - një aleancë e transmetuesve publikë në 56 vende - tha se problemet “mund të lidhen” me satelitin francez Eutelsat, i cili ka larguar nga transmetimi 19 kanale iraniane, në përputhje me sanksionet e ashpra të BE-se kundër shtetit islamik.
XS
SM
MD
LG