Ndërlidhjet

Carter: Procesi izraelito-palestinez në krizë


Ish presidenti amerikan Jimmy Carter
Ish presidenti amerikan Jimmy Carter
Ish presidenti amerikan, Jimmy Carter, tha se procesi i paqes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, ka arritur “shkallën e krizës” dhe se qeveria e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, duket se e ka refuzuar vazhdimin e zgjidhjes me dy shtete, që do të rezultonte me krijimin e shtetit palestinez.

Këto komente zoti Carter i bëri dje në Jerusalem, gjatë një vizite të një grupi të ish liderëve botërorë, i njohur me emrin “Të moshuarit”.

Zoti Carter theksoi se Izraeli po e zhvillonte të ashtuquajturën “zgjidhje të një shteti”, që duket se e përfshinë edhe kontrollin izraelit ndaj Bregut Perëndimor.

Sipas tij, kjo është “katastrofike” për përpjekjet paqësore.

Ish presidenti amerikan, Jimmy Carter tha se Shtetet e Bashkuara, aleati i Izraelit, më nuk po e luajnë rolin kryesor në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit.

Zoti Carter, që ishte president në periudhën 1977 – 1981, ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjes paqësore ndërmjet Izraelit dhe Egjiptit, në vitin 1979.
XS
SM
MD
LG