Ndërlidhjet

Irak: Nga disa sulme – së paku 7 të vrarë


Pamje e Bagdadit
Pamje e Bagdadit
Nga sulmet e ndara në lagjet shiite të Bagdadit, kryeqytet i Irakut, sot janë vrarë së paku shtatë vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë.

Policia tha se një makinë – bombë ka eksploduar në hapësirën Shuala, ndërsa në Chikouk ka pasur të shtëna të shumëfishta me mortaja.

Në Chikouik gjendet kampi për personat e zhvendosur brenda Irakut, shumica prej të cilëve janë shiitë, që ishin larguar nga vendbanimet me shumicë sunite, gjatë dhunës sektare në Irak, në periudhën 2006 -2007.
XS
SM
MD
LG