Ndërlidhjet

Emiri i Katarit viziton Rripin e Gazës


Ilustrim
Ilustrim
Emiri i Katarit ka arritur në Rripin e Gazës për një vizitë të shkurtër një ditore.

Kjo është vizita e parë nga kreu i një shteti që kur grupi islamik Hamas mori pushetin në territorin palestinez në vitin 2007.

Sheiku Hamad bin Khalifa al-Thani erdhi nga Egjipti në Gaza, duke i kaluar ndalesat e rrepta të sigurisë.

Ai po shoqërohet nga gruaja e tij dhe një delegacion i madh, përfshirë kryeministrin e Katarit.

Ai është pritur në anën tjetër të kufirit nga kryeministri i Rripit të Gazës nga Lëvizja Hamas, Ismail Haniya dhe i gjithë kabineti i tij.

Emiri pritet të nisë një projekt ndërtimi në vlerë prej 254 milionë dollarësh në territorin palestinez.
XS
SM
MD
LG