Ndërlidhjet

Ndërron jetë dijetari iranian Ahmad Ghabel


Ahmad Ghabel
Ahmad Ghabel
Njoftohet se dijetari fetar iranian, njëkohësisht edhe disidenti politik, Ahmad Ghabel ka ndërruar jetë.

Familja e tij i ka treguar Radios Farda se Ghable vdiq dje në qytetin verilindor të Mashadit, pasi kishte qenë në koma për gjashtë ditë me radhë.

Ghabel filloi mbajtjen e dënimit të tij me burg prej 20 muajsh në korrik të vitit 2011, për shpërndarje të propagandës kundër regjimit dhe për fyerje të liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Ai ishte lëshuar nga burgu dhe transferuar në një spital këtë verë, për ta kryer një operacion të tumorit në tru.

Ghabel ishte arrestuar edhe shumë herë të tjera para vitit 2011, përfshirë një rast në vitin 2009, kur ai po shkonte në varrimin e një disidenti tjetër, Ayatollah Hossein Ali Montazeri.
XS
SM
MD
LG