Ndërlidhjet

Emiri i Katarit u bën thirrje palestinezëve që të bashkohen


Emir Sheikh Hamad bin Khalifa al-Thani gjatë pritjes së sotme në Rripin e Gazës
Emir Sheikh Hamad bin Khalifa al-Thani gjatë pritjes së sotme në Rripin e Gazës
Emiri i Katarit u ka bërë sot thirrje palestinezëve që t’i tejkalojnë dallimet e dukshme dhe të ribashkohen.

Ai është pritur sot si një hero gjatë vizitës në Rripin e Gazës. Kjo është vizita e parë nga kreu i një shteti që kur grupi islamik Hamas mori pushetin në territorin palestinez në vitin 2007.

Duke folur në Universitetin Islamik të Gazës, Sheiku Hamad bin Khalifa al-Thani shtroi pyetjen: “Pse vëllezërit nuk duhet ulur së bashku e të pajtohen”?

Ai gjithashtu kritikoi palestinezët e ndarë se nuk kanë strategji të qartë të rezistencës dhe lirisë.

Sheiku sot u prit nga kryeministri i Rripit të Gazës nga Lëvizja Hamas, Ismail Haniya dhe i gjithë kabineti i tij.

Haniya tha pas takimit se vizita e tij shënon thyerjen e bllokadës së Izraelit në Gazë.
XS
SM
MD
LG