Ndërlidhjet

SHBA e hapur për negociata me Iranin


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama është i hapur për të zhvilluar bisedime dypalëshe me Iranin në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike, por se negociata të tilla nuk janë planifikuar aktualisht.

Zëdhënësi Jay Carney tha të martën se administrata Obama është “e hapur për negociatat nëse edhe iranianët janë seriozë në lidhje me zhvillimin e negociatave.”

Edhe SHBA-ja, edhe Irani kanë mohuar më herët një raport të “New York Times”, i cili thoshte se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë rënë dakord në parim për negociatat.

Gjatë debatit të fundit presidencial Obama tha se ai për një kohë të gjatë ia ka ofruar Iranit mundësinë e diskutimeve dypalëshe.

Obama tha gjithashtu se SHBA-të mbështesin sanksionet ndërkombëtare, që tashmë kanë nisur të japin efektin e tyre, duke goditur ekonominë iraniane.
XS
SM
MD
LG