Ndërlidhjet

Personazhi i Supermenit nuk është më gazetar


Supermani
Supermani

Personazhi i Supermanit, Clark Kent, si duket është duke kërkuar një punë të re.

“USA Today” raporton se personazhi nuk do të jetë më gazetar i gazetës imagjinare “Daily Planet”.

Kent ka punuar aty që nga viti 1940, shumë pak kohë pas publikimit të librave komik për Superman-in.

Ky veprim vjen, siç thuhet, për shkak të marrjes së “Daily Planet” nga një kompani e madhe mediatike.

Ky ndërrim do të pasqyrohet në publikimin e ri të Supermanit, që pritet të dalë në shitje gjatë ditës së sotme.

Shkrimtari i ri i Supernmani-it, Scott Lobdell i tha “USA Today” se kjo ndodhë kur një “djalë 27 vjeçar ndodhet prapa tavolinës dhe duhet të marrë udhëzime nga një konglamerat më i madh”.
XS
SM
MD
LG