Ndërlidhjet

Mbyllet grupi për të drejta të njeriut në Taxhikistan


Një gjykatë komunale mbylli organizatën "Amparo"

Një gjykatë në qytetin verior Khujand të Taxhikistanit ka marrë vendim për mbylljen e një grupi për të drejtat e njeriut, me arsyetimin se ka vepruar pa licencën e duhur.

Junaid Ibodov, avokat i grupit Amparo, i tha radios Evropa e Lirë se rasti është i motivuar politikisht.

Ministria e Drejtësisë e Taxhikistanit ngriti padi kundër grupit Amparo, duke thënë se ky grup kishte dështuar që t’i tregonte me kohë ministrisë se kishte ndërruar adresë.

Amparo u formua në vitin 2005 nga një grup prej 30 avokatësh të rinjë nga Taxhikistani.

Grupi bën monitorimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, akuzave mbi tortura dhe të drejtave të pjesëtarëve të ushtrisë së Taxhikistanit.
XS
SM
MD
LG