Ndërlidhjet

Meka do të bëhet me linja të metrosë


Pelegrinët myslimanë luten para Xhamisë së Madhe në Mekë (23 tetor 2012)
Pelegrinët myslimanë luten para Xhamisë së Madhe në Mekë (23 tetor 2012)
Arabia Saudite thotë se në muajin janar do të kërkojë oferta nga kontraktorët për ndërtimin e një metroje me katër linja për qytetin e Mekës.

Kryetari i Mekës, Osama AlBar tha sot se sistemi i metrosë në vlerë prej 16.53 miliardë dollarësh do t’i mbulojë 182 kilometra dhe pritet të kompletohet brenda 10 vjetësh.

Ai shtoi se faza e parë pritet të kompletohet brenda 3 vjetësh dhe do të mbulojë 122 kilometra.

Transporti është bërë problem i dukshëm në Mekë për shkak të mbingarkesës.

Këtë javë, Meka parashihet t’i presë rreth 2.5 milionë pelegrinë, për pelegrinazhin vjetor të haxhit, ndërsa popullësia e këtij vendi pritet që të rritet edhe për tre milionë në 20 vjetët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG