Ndërlidhjet

Vishegradi synon të ndihmojë integrimin e Ballkanit


Ilustrim
Ilustrim
Në Varshavë ka nisur sot takimi i rregullt i Grupit të Vishegradit, në të cilin marrin pjesë edhe shefat e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor, Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë.

Takimi ka për qëllim të shqyrtojë hapat që do të ndihmonin euro-integrimin e Ballkanit perëndimor.

“Motoja e takimit është: Grupi i Vishegradit plus Ballkani. Kemi ftuar edhe Rumaninë dhe Bullgarinë, si vende të interesuara për atë rajon, dhe Greqinë si shtet që do të kryesojë Bashkimin Evropian në vitin 2014”, ka deklaruar në prag të takimit zëvendësja e shefit të diplomacisë polake, Grazina Bertatoviç.

Grupin e Vishegradit e përbëjnë: Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia. Në takimin e sotëm merr pjesë edhe komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
XS
SM
MD
LG