Ndërlidhjet

Thaçi: Festa e Bajramit ngrit ndjenjat e solidaritetit


Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava, dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

"Kjo festë lartëson shpirtërisht besimtarët islamë kudo në botë, duke forcuar vlerat e besimit në Zot, bashkon njerëzit në harmoni midis tyre, ngrit ndjenjat e solidaritetit ndërnjerëzor dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme".

"Sivjet Festa e Kurban Bajramit ka edhe një simbolikë të veçantë. Republika e Kosovës ka përmbyllur me sukses mbikëqyrjen e pavarësisë dhe po këtë vit kremtohet 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë", thuhet pos tjerash në urimin e Thaçit.
XS
SM
MD
LG