Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia - faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka pritur sot në Beograd sekretarin e jashtëm britanik, William Hague.

Mediat serbe citojnë Daçiqin të ketë thënë se Serbia bën përpjekje të jetë faktor i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan, ashtu si edhe gjenerator i procesit të pajtimit në rajon.

Hague, nga ana e tij, ka thënë se Britania e Madhe inkurajon përpjekjet për zgjidhjen paqësore të problemeve dhe se mbështet plotësisht integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Siç njofton Zyra e Qeverisë së Serbisë, dy zyrtaret kanë vlerësuar lart bashkëpunimin e vendeve të tyre në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti trafikut të drogës.

Hague, më herët, ka takuar presidentin serb, Tomisllav Nikolliq, me të cilin është pajtuar se të gjitha çështjet e pazgjidhura në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të zgjidhen përmes dialogut.
XS
SM
MD
LG