Ndërlidhjet

Hyn në fuqi armëpushimi në Siri


Alepo, Siri
Alepo, Siri
Armëpushimi ndërmjet forcave qeveritare të Sirisë dhe kryengritësve rebelë ka hyrë në fuqi sot për të zgjatur gjatë katër ditëve të Festës së Kurban Bajramit.

I dërguari ndërkombëtar për krizën, Lakhdar Brahimi, ka thënë se armëpushimi mund të nisë procesin e fundit të konfliktit 19-muajsh, në të cilin kanë humbur jetën dhjetëra mijëra njerëz.

Ushtria siriane ka njoftuar se do t’iu përmbahet rregullave të armëpushimit, por ka thënë se rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur çdo sulmi të rebelëve.

Armëpushimit kanë thënë se do t’i përmbahen edhe rebelët.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka përshëndetur lajmin përmes zëdhënësit të tij, Martin Nesirky.

“Sekretari i përgjithshëm mirëpret njoftimin për pezullim të dhunës gjatë Festës së Bajramit. Është në interesin e të gjithëve që armët të heshtin gjatë Bajramit”, ka thënë Nesirky.
XS
SM
MD
LG