Ndërlidhjet

Afganistan: Sulm në xhami, dhjetëra viktima


Kabul
Kabul
Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij brenda një xhamie në Afganistan, duke vrarë të paktën 27 njerëz dhe plagosur 50 të tjerë.

Sulmi ka ndodhur në Majmana të provincës Fariab.

Xhamia ka qenë e mbushur me besimtarë myslimanë, që falnin Festën e Kurban Bajramit.

Autoritetet lokale thonë se numri i viktimave mund të rritet.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Të enjten, udhëheqësi i talibanëve. Mullah Omar, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të përmbahen nga sulmet gjatë Festës së Bajramit.
XS
SM
MD
LG