Autoritetet kineze kanë bllokuar ueb-faqen e “The New York Times”, pasi gazeta ka publikuar një raport për pasurinë e të afërmve të kryeministrit të Kinës, Wen Jiabao.
E përditshmja amerikane ka shkruar se “shumë të afërm të Wenit, përfshirë djalin e tij, vajzën, vëllain dhe kunatin, janë pasuruar jashtëzakonisht shumë gjatë udhëheqjes së tij”.
Raporti pohon se të afërmit e kryeministrit kontrollojnë asete në vlerë prej 2.7 miliardë dollarëve.
Autoritetet në Kinë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj raporteve për pasurinë e zyrtarëve.
Kërkimet për “The New York Times” janë bllokuar edhe në Sina Weibo, versionin kinez të rrjetit Twitter.