Ndërlidhjet

Shkon mbi 40 numri i të vrarëve në xhami


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Agjencitë perëndimore të lajmeve thonë se numri i të vdekurve nga sulmi brenda një xhamie në Afganistan ka shkuar në mbi 40.

Nga sulmi vetëvrasës raportohet se janë plagosur 50 të tjerë.

Sulmi ka ndodhur në Majmana të provincës Fariab.

Xhamia ka qenë e mbushur me besimtarë myslimanë, që falnin Festën e Kurban Bajramit.

Autoritetet lokale thonë se numri i viktimave mund të rritet.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Të enjten, udhëheqësi i talibanëve. Mullah Omar, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të përmbahen nga sulmet gjatë Festës së Bajramit.
XS
SM
MD
LG