Ndërlidhjet

Lirohet ish-shefi i rojës presidenciale të Ukrainës


Mykola Melnychenko
Mykola Melnychenko
Një gjykatë ukrainase e ka lëshuar sot nga qendra e paraburgimit ish shefin e rojës presidenciale, Mykola Melnychenko, pas dhënies së kaucionit prej 10 mijë dollarësh.

Melnychenko ishte ndaluar para dy ditëve në aeroportin e Kievit.

Ai i kryesoi faqet e para të gazetave në vitin 2000 kur i zbuloi publikisht bisedat që i kishte incizuar në zyrën e presidentit të atëhershëm, Leonid Kuchma.

Incizimet tregonin se Kuchma ishte i përfshirë në vrasjen e gazetarit Heorhiy Gongadze, si dhe në nivele të larta të korrupsionit.

Një gjykatë ukrainase kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër Kuchmas dhjetorin e kaluar.

Ndërkohë, Melnychenko akuzohet për abuzim të pozitës zyrtare dhe për publikim të sekreteve shtetëore.

Në muajin gusht, Melnychenko ishte ndalur nga një urdhër i Interpolit në Napoli të Italisë, për tu lëshuar disa ditë më vonë.

Ende nuk dihet pse Melnychenko është kthyer në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG