Ndërlidhjet

Berlusconi dënohet me 4 vjet burgim


Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi
Një gjykatë në Milan e ka dënuar sot ish-kreyministrin italian, Silvio Berlusconi me katër vjet burgim, për shmangie nga tatimi.

Njoftohet se Berlusconi nuk do ta mbajë dënimin nëse apelon kundër aktgjykimit të shkallës së parë, ashtu edhe siç pritet se do të jetë reagimi i tij.

Prokurorët kanë kërkuar dënimin prej 3 vjetësh e 8 mujash burgim për Berlusconin, si dhe 3 vjet e katër muaj burgim për kryetarin e kompanisë Mediaset, Fedele Confalonieri.

Prokurorët thonë se të pandehurit gjenden prapa një plani për të blerë të drejtat për transmetimin e filmave amerikan në rrjetet televizive të Berlusconit, përmes disa kompanive. Ata kanë akuzuar ish-kryeministrin italian edhe për deklarim të falsifikuar të pagesave, për të shmangur taksat.

Ky është dënimi i parë për Berlusconin, pasi hetimet penale dhe gjykimet e tjera kishin përfunduar me shfajësim, ose ishin hedhur poshtë.
XS
SM
MD
LG