Ndërlidhjet

FSK forcon bashkëpunimin me ushtrinë e Malit të Zi


Pjesëtarë të FSK-së
Pjesëtarë të FSK-së
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka përfunduar vizitën dyditore në Mal të Zi, ku ka qëndruar me ftesën e komandantit të Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë malazeze, admiralit Dragan Samarxhiq.

Në takimet e zhvilluara në Podgoricë është biseduar për gatishmërinë e thellimit dhe konkretizimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, duke u fokusuar në fushat e trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Për zhvillimin e këtij bashkëpunimi ekziston vullnet i mirë i dyanshëm dhe mundësi të mira për të kontribuar në fushën e sigurisë së bashku me ushtritë tjera të rajonit, thuhet në njoftimin e Departamentit për marrëdhënie me publikun të FSK-së.
XS
SM
MD
LG