Ndërlidhjet

LDK bën kritika për shëndetësinë


Logo e LDK-së
Logo e LDK-së
Këshilli i Ekspertëve për Shëndetësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vlerësuar gjetjet e Studimit të Fizibilitetit të Komisionit Evropian për fushën e shëndetësisë.

Këshilli i Ekspertëve konsideron se "ngecjet në reformën ligjore po manifestohen në performancën e sektorit të shëndetësisë".

Problem serioz, sipas Këshillit të LDK-së, mbetet mosaprovimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe Ligjit për Shëndetësi, si dhe mosadoptimi dhe amandementimi i legjislacionit për duhanin, dhurimin e gjakut, dhurimin dhe transplantimin e qelizave dhe organeve.

“Kapacitetet e dobëta dhe papërgjegjësia e strukturave menaxheriale në shëndetësi po ndikojnë në efikasitetin e ulët të shërbimeve shëndetësore. Për më tepër, mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore do ta dëmtojë sektorin e shëndetësisë në afat të gjatë, sidomos sa i përket përgatitjes së kuadrove. Mundësia e qasjes në shërbimet shëndetësore për të gjitha kategoritë sociale është për t'u brengosur”, thuhet në kumtesën e LDK-së.
XS
SM
MD
LG