Ndërlidhjet

Ukrainë: Përfunduan zgjedhjet parlamentare


Pamje nga procesi i votimeve në Ukrainë
Pamje nga procesi i votimeve në Ukrainë
Në Ukrainë sot janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat është votuar për 450 anëtarë të parlamentit të këtij vendi.

Sipas parashikimeve të para (exit poll), Partia e Rajoneve e presidentit Viktor Yanukovich, po udhëheq me 28.1% në votat me lista partiake. Këtë projektim e ka paraqitur Fondacioni për Nismë Demokratike.

Mëtutje, sipas këtij fondacioni, Blloku i Bashkuar Opozitar, që përfshinë edhe partinë e ish kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko, është i dyti me 24.5%, në votimin e listave me parti politike, sipas të cilave përcaktohen gjysma e 450 vendeve të deputetëve në parlamentin e këtij vendi.

Partia tjetër opozitare, ajo e kampionit botëror në boks, Vitaly Klitschko, në këto votime është e treta me 15.1%.

Në këto parashikime të para, nuk janë përfshirë votimet në rrethet individuale, nëpërmjet të cilave zgjedhet gjysma tjetër e përbërjes së deputetëve (pra 225 deputetë).

Rezultatet nga këto rrethe priten shumë më vonë.
XS
SM
MD
LG