Ndërlidhjet

Në Kabul do të ndërtohet një qendër e madhe islamike


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar afgan ka njoftuar se Arabia Saudite do ta ndërtojë një kompleks të madh islamik në qendër të Kabulit, i cili do të kushtojë ndërmjet 45 dhe 100 milionë dollarëve.

Dayi-Ul Haq Abed, ministër i çështjeve fetare të Afganistanit, i tregoi agjencisë së lajmeve AFP se projekti është miratuar javën e kaluar në Jeddah dhe punimet do të fillojnë vitin e ardhshëm.

Kompleksi islamik do t’i mbulojë 60 hektarë në Kodrën Maranjan, në qendër të Kabulit.

Në këtë kompleks do të përfshihen një universitet, një spital, një qendër sportive dhe një xhami me kapacitet për 15 mijë besimtarë.

Qendra do ta mbajë emrin e mbretit saudit, Abdullah bin Abdulaziz, dhe do të drejtohet nga ministrat për çështje fetare të Afganistanit dhe Arabisë Saudite.
XS
SM
MD
LG