Ndërlidhjet

Gjendet i vdekur dëshmitari i aksidentit të presidentit polak


Mbetjet e aeroplanit të përplasur në Smolensk
Mbetjet e aeroplanit të përplasur në Smolensk

Zyra e një prokurori të qarkut të Varshavës njoftoi se dëshmitari kryesor i një hetimi rreth aksidentit me aeroplan të vitit 2010, që i mori jetën presidentin të atëhershëm polak, është gjetur i vrarë.

Zyra e prokurorit tha sot se Remigiusz Mus është gjetur i varur në shtëpinë e tij në afërsi të Varshavës, ditën e shtunë.

Ai ishte një inxhinier fluturimesh në një kompani polake të fluturimeve, e cila zbarkoi në Smolensk, Rusi, më 10 prill 2010, vetëm një orë para përplasjes që vrau presidentin, Lech Kaczynski, gruan e tij dhe figura të larta të ushtrisë dhe shtetit polak.

Mus kishte dëshmuar gjatë hetimeve se një kontrollues i trafikut ajror rus e kishte lejuar avioni presidencial të zbres nga lartësia prej vetëm 50 metrave, pavarësisht mjegullës së dendur.

Një deklaratë e tillë e kundërshtonte versionin rus lidhur me ngjarjen, i cili thoshte se kontrolluesi nuk e kishte lejuar kompaninë fluturuese të zbriste më poshtë se nga 100 metra lartësi.
XS
SM
MD
LG