Ndërlidhjet

Ministrat e Jashtëm vizituan spitalin ku po trajtohet Malala


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai
Ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Pakistanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe e kanë vizituar spitalin britanik që po përkujdeset për vajzën e plagosur pakistaneze, Malala Yousufzai.

Zyra e Ministrit të Jashtëm Britanik tha se sekretari për punë të jashtme, William Hague, ministri i jashtëm i Pakistanit, Rehman Malik dhe ai i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Abdullah bin Zayed, u takuan sot me babanë e Malalës dhe stafin mjekësor në Spitalin Queen Elizabeth në Birmingham të Anglisë. Ata nuk u takuan me Malalën.

Vajza 15 vjeçare, e cila kishte bërë fushatë për promovimin e edukimit te vajzat pakistaneze, ishte gjuajtur në kokë nga talibanët pakistanezë, më herët këtë muaj, në kohën kur po kthehej nga shkolla.

Sulmi ndaj vajzës adoleshente ngjalli zemërim në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG