Ndërlidhjet

Tymoshenko në grevë urie, proteston për manipulim të zgjedhjeve


Yevgenia Tymoshenko, e bija e Yulia Tymoshenkos, gjatë votimit të djeshëm për zgjedhjet parlamentare në Dnipropetrovsk
Yevgenia Tymoshenko, e bija e Yulia Tymoshenkos, gjatë votimit të djeshëm për zgjedhjet parlamentare në Dnipropetrovsk
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Tymoshenko, e cila ndodhet në burg, ka njoftuar sot se ka hyrë në grevë urie, në shenjë proteste ndaj asaj që ajo e ka quajtur falsifikim të zgjedhjeve parlamentare të së dielës.

Avokati i Tymoshenkos, Serhiy Vlasenko, lexoi një deklaratë të shkuar nga Tymoshenko, ku ajo lajmëron për vendimin e saj për të hyrë në grevë.

Vlasenko tha se Tymoshenko ka vendosur të pijë vetëm ujë.

Një koalicion opozitar, që përfshinë edhe partinë e Tymoshenkos, “Atdheu”, është duke u rënditur i dyti, me mbi 22 % të votave, me rreth 2/3 e votave të numëruara.

Me më shumë se 60 % të votave të numëruara, partia në pushtet e presidentit Viktor Yanukovych është duke kryesuar me 34 % të votave.

Ndërsa Partia Komuniste ka arritur të pozicionohet në vendin e tretë, me rreth 15 % të votave të qytetarëve të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG