Ndërlidhjet

Protestë në Ankara, policia përdorë gaz lotësjellës


Pamje nga një protestë e mëhershme e pro-laikëve më Ankara (17 maj 2009)
Pamje nga një protestë e mëhershme e pro-laikëve më Ankara (17 maj 2009)
Policia turke ka përdorur gaz lotësjellës dhe ujë për të shpërndarë një protestë masive, ku morën pjesë me qindra mijëra protestues pro-laik, në kryeqytetin e vendit, Ankara.

Marshimi i sotëm për të shënuar themelimin e Republikës Turke shkoi përpara, pavarësisht një ndalese të qeverisë.

Protestuesit mbanin parulla dhe thërrisnin “Ne jemi ushtarë të Mustafa Kemal-it!” dhe “Turqia është laike dhe e tillë do të mbetet”, përpara se të shpërndaheshin.

Nuk raportohet për lëndime apo për të arrestuar.

Autoritetet e vendit javën e kaluar njoftuan se e kishin refuzuar kërkesën për marshim, duke dhënë si arye shkaqet e sigurisë.

Mustafa Ataturku themeloi republikën laike para 89 vjetësh, menjëherë pas kolapsit të Perandorisë Osmane.
XS
SM
MD
LG