Ndërlidhjet

Brahimi arrin në Pekin


Lakhdar Brahimi
Lakhdar Brahimi
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka arritur në Kinë, për të diskutuar krizën në Siri.

Ai do të qëndrojë në Pekin pas bisedimeve që ka zhvilluar në Moskë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Pas takimit të së hënës, Brahimi ka thënë se kriza në Siri “është e keqe dhe po përkeqësohet”.

Rusia dhe Kina u kanë vënë veto rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënonin dhunën e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Revolta popullore kundër regjimit të Assadit ka nisur qysh në mars të vitit të kaluar. Aktivistët thonë se mbi 35,000 njerëz kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG