Ndërlidhjet

Burri në rroba të policisë afgane i vret dy ushtarë të huaj


Ilustrim
Ilustrim
Forcat e udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan thonë se një burrë, i cili kishte të veshur një uniformë të policisë afgane, ka vrarë dy ushtarë të huaj në Afganistan.

Forca Ndërkombëtare për Asistencë dhe Siguri nuk i tregoi nacionalitetet e ushtarëve të vrarë.

Por agjencia e lajmeve Reuters e citoi një zyrtar të sigurisë afgane në Provincën Helmand të ketë thënë se ushtarët e vrarë janë britanikë.

Zyrtari i Policisë gjithashtu tha se policia është duke bërë përpjekje për ta gjetur sulmuesin.

Më shumë se 50 pjesëtarë të forcave të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan janë vrarë në sulmet e këtij viti, nga anëtarë të forcave të sigurisë afgane.
XS
SM
MD
LG