Ndërlidhjet

Grupi i të drejtave kritikon Rusinë për taktika staliniste


Anëtaret e grupit "Pussy Riot"
Anëtaret e grupit "Pussy Riot"
Një grup i njohur rus i të drejtave të njeriut ka paralajmëruar se liderët e vendit janë duke i përdorur taktikat e periudhës staliniste kundër pjesëtarëve të opozitës.

Ky koment vjen në Ditën Përkujtimore të Viktimave të Shtypjes Politike në Rusi. Kjo ditë përkujton viktimat e shtypjes nga qeveria e ish-Bashkimit Sovjetik.

Sipas deklaratës së grupit, ngjarjet e javëve të fundit po dëshmojnë se “autoritetet ruse kanë për qëllim që të mbështeten në gjuhën e shtypjes, më konkretisht në arrestime, gjykime dhe kampe”.

Një deklaratë e tillë vjen pas burgosjes së anëtareve të grupit pank rus, “Pussy Riot”, me nga dy vjet burgim, për huliganizëm, të nxitur nga urrejtja fetare.

Ato u gjykan pas një performanse në Katedralen më të madhe Ortodokse në Moskë, në shenjë proteste kundër presidentit të vendit, Vladimir Putin.

Edhe një numër i konsiderueshëm i liderëve të opozitës po përballen me hetime kriminale kundër tyre.
XS
SM
MD
LG