Ndërlidhjet

Ushtria iraniane nisi ushtrimet në kufi me Irakun


Anëtarë të forcave iraniane (Foto nga Arkivi)
Anëtarë të forcave iraniane (Foto nga Arkivi)
Ushtria iraniane ka nisur ushtrimet ushtarake, tokësore dhe ajrore, në afërsi të kufirit me Irakun, në pjesën perëndimore të vendit.

Televizioni shtetëror tha se ushtrimet dy ditore kanë për qëllim ruajtjen e gatishmërisë së forcave të armatosura ndaj kërcënimeve të mundshme ushtarake ndërkombëtare.

Pamjet televizive tregonin trupat ushtarake që lëshoheshin me parashuta nga helikopterët në afërsi të qyteteve të Sarpol-e Zahabit dhe Aqsr-e Shirinit, në perëndim të provincës Kermanshah.
XS
SM
MD
LG